Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Shkarkimi i presidentit Meta, parlamenti mblidhet sërish të hënën dy orë para protestës së opozitës
Zbardhet vendimi i Konferencës së Kryetarëve, lidhur me procedurat e nisura për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Pas kërkesës së 55 deputetëve të PS për shkarkimin e kreut të Shtetit, fill pasi firmosi zhdekretimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos që parlamenti të mblidhet sërish të hënën në 8 korrik.
Në mbledhje u vendos që më datë 8 korrik të mblidhet seanca plenare në orën 18.00 lidhur me propozimin për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar bazuar në kërkesën e deputetëve për shkarkimin e presidentit. Koha në dispozicion e debatit do të jetë 130 minuta në mënyrë proporcionale sipas përbërjes”, u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ndërkohë, po të hënën në orën 20.00 është parashikuar të mbahet protesta e radhës kombëtare e opozitës.