Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shkarkimi i presidentit/ Shtyhet me dy muaj afati për zgjatjen e Komisionit Hetimor
Është shtyrë me votat e shumicës zgjatja e Komisionit Hetimor që ka si objekt ‘Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.
Në mbledhjen e sotme, shtyrja e afatit me dy muaj u miratua me votat e shumicës, 7 vota pro dhe dy kundër, konkretisht nga Halit Valteri dhe Adriatik Alimadhi.
Shkak për shtyrjen e veprimtarisë së komisionit është mbërritja e raportit të Komisionit të Venecias, i cili pritet të publikohet më 12 tetor.
Delegacioni ishte javën e shkuar në Tiranë, ku pati një axhendë të ngjeshur takimesh me faktorin politik, përfshirë edhe vetë presidentin.
Ata deklaruan se kanë krijuar një ide të qartë për situatën, që pritet të bëhet publike pas seancës që do të mbahet në Komisionin e Venecias më 11-12 tetor.