Shkarkimi i Presidentit/ Të premten mblidhet Komisioni Hetimor për konkluzionet e hetimit

Ditën e premte, në 22 nëntor, ora 11:00 do të mblidhet Komisioni Hetmor për të vëzhguar konkluzionet e hetimit për shkarkimin e presidentit Meta.

Komisioni Hetimor ka nisur punën në shtator. Që prej fillimit Presidenti Meta e ka cilësuar këtë komision si një propagandë anti-President.

Po ashtu Meta deklaronte se zgjedhjet që pretendonte të mbaheshin në 13 tetor, do të ishin e vetmja zgjidhje e situatës së krizës në vend.

Nga ana e saj opozita e konsideroi Komisionin Hetimor si një lojë politike dhe ‘çmenduri’ anti-ligjore të Edi Ramës.

Komisioni Hetimor, gjatë një mbledhjeje në muajin shtator kërkoi shtyrjen e mandatit me qëllim pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias për ligjshmërinë e dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kujtojmë se opininoni i Komisionit të Venecias theksonte se Presidenti Meta kishte shkelur ligjin me anulimin e zgjedhjeve, por nuk mund të shkarkohet.