Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i prokurorit Arben Pasho, kush e zëvendëson

Shkarkimi i prokurorit Arben Pasho, kush e zëvendëson

Prokurori Julian Cafka është emëruar drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Caktimi i përkohshëm i Cafkës vjen pas shkarkimit nga KPK prokurorit Arben Pasho.

“Komisioni i Karrierës e KLP propozon emrin e prokurorit Julian Cafka për caktim të përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Shkak shkarkimi në dt 16 Maj nga KPK e prokurorit Arben Pasho, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Caktimi i përkoheshëm për një afat 3 mujor, kusht të jetë prokuror pranë kësaj prokurorie me një vjetëresi pune si prokuror prej 7 vitesh sipas ligjit 96/2016 “Për statusin e magjistratit”.

Miratohet me 11 vota pro prokurori Julian Cakfta si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër”, bëhet me dije në njoftimin për mediat.

 

Të fundit