Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Xhafajt, Kuvendi njofton mbajtjen e seancës ditën e nesërme

Shkarkimi i Xhafajt, Kuvendi njofton mbajtjen e seancës ditën e

Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme në një seancë jashtë radhe ku do të votojë dekretin e Presidenti për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit ku bëhet e ditur se seanca do të mbahet në orën 10:00.

“Bazuar në nenin 98 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”, ditën e martë, më datë 6.11.2018, në orën 10.00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për shqyrtimin e dekretit nr. 10922, datë 27.10.2018 “Për shkarkim të ministrit të Brendshëm””, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkohë, sot pritet që kryeministri Rama të firmos emërimin e Sandër Lleshit në pozicionin e zëvendësministrit të Brendshëm, por që do të ketë kompetencat e një ministri.

Të fundit