Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shkarkimi/ Kritikat e bujshme të Ditmir Bushatit që e bënë “kurban” të Ramës
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të mbajtur pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama ndryshoi tre drejtues në qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës.
Bie në sy spostimi i Ditmir Bushatit, ish-kryediplomati shqiptar, i cili do të zëvendësohet nga Valdrin Pjetri, kandidati i PS në zgjedhjet e 30 qershorit.
Lëvizja e Bushatit nga ana e Ramës nuk ishte surprizuese, nisur edhe nga përplasjet dhe pakënaqësitë e shprehura nga ana e ish-ministrit që pas shkarkimit të tij dhe zëvendësimin me Gent Cakajn.
Bushati ka mbajtur shpesh herë qëndrime kritike, ndërsa ka konfirmuar edhe në media se me kryeministrin kishte ide të ndryshme për çështje të caktuara. Duket se kjo i ka kushtuar Bushatit, duke marrë kështu një rol edhe më të zbehtë në PS.
Por, cilat janë përplasjet që nuk u anashkaluan në media mes Ramës dhe Bushatit?
Rasti Haradinaj
Rasti më i ‘freskët’ ishte dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Bushati u shprehet se akti i dorëheqjes tregon forcën e një shtetari. Sipas Bushatit, “Ramushi e ka fituar luftën përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes”, ndërsa Rama nuk reagoi deri sa në Hagë u thirr edhe ish kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, por edhe në këtë rast duke e përgjithësuar situatën.
I “katapultuari” i Ramës braktiset nga Bushati
Më 26 qershor, kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri duket se nuk e gëzonte mbështetjen e drejtuesve të partisë së tij në këtë qark.
Gjatë prezantimit të programit elektoral, një nga momentet më të rëndësishme për një kandidat, mungoi Ditmir Bushati, në atë kohë drejtuesi politik i qarkut.
Me sa duket, ata iu distancuan Pjetrit, të cilin e quajnë si të ‘katapultuarin’ Edi Ramës, që nuk njihet për ndonjë kontribut për PS në këtë qark.
Negociatat, lajm negativ
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ne ndryshim nga kryeministri Edi Rama, e quante një lajm negativ mos-hapjen e negociatave për herë të tretë për Shqipërinë, premtimit të qershorit të vitit të kaluar.
Megjithatë, Bushati u shpreh i bindur se rruga e Shqipërinë për në BE mbetet e hapur.
“Është për të ardhur keq që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk iu përmbajtën konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rruga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me reformat që kanë lidhje me këtë proces”, shkroi Bushati në një postim në ‘Tëitter’.
28-vjetori i PS: Ka persona që e frenojnë
Partia Socialiste festoi në qershor 28-vjetorin e themelimit. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati reagoi duke shfaqur rezerva. Ai tha se në PS ka persona që frenojnë përparimin. Pa përmendur emra, Bushati këshillonte që partia duhet të ruhet nga disa prej tyre.
“Partia Socialiste mbetet e vetmja alternativë serioze për drejtimin e vendit tonë. Por, procesi i evolucionit në mënyrë të pashmangshme ka edhe deformime apo frenime të mundshme, nga të cilat duhet të ruhemi, që përparimi të mos kthehet në vendnumërim, shpresa të mos kthehet në dëshpërim dhe e ardhmja e shqiptarëve të mos jetë jashtë, por brenda vendit”, shkruante deputeti socialist, për të cilin është raportuar se nuk ka raporte të mira me kryeministrin Edi Rama, që prej shkarkimit.
Bushati s’e mohon qëndrimin pro të Ramës për ndryshimin e kufijve
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka dhënë në maj një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’, ku nuk ka mohuar se kryeministri Edi Rama i ka dhënë mbështetje ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
Pyetja e gazetarit për ish-ministrin ishte e drejtpërdrejtë: “A mendoni se e ka dëmtuar Shqipërinë në çështjen e negociatave për anëtarësim, fakti që Kryeministri Edi Rama ka mbështetur idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?”
Bushati nuk e ka mohuar faktin e prezantuar nga gazetari i ‘Der Standard’, për mbështetjen e Ramës pro kësaj ideje, por është shmangur duke dhënë një përgjigje të përgjithshme, ndërsa ai vetë e konsideron propozimin si një hap mbrapa për Ballkanin.
Bushati konfirmon përplasjet me Ramën?
Në 7 maj, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati shprehet se nuk ka asnjë qejf mbetje me kryeministrin Rama për faktin se ai e shkarkoi në dhjetor. Megjithatë, Bushati lë të kuptohet se me kryeministrin kanë ide të ndryshme për çështje të caktuara, kur thotë se “jo në çdo rast idetë apo pikëpamjet që kam mbrojtur mund të kenë qenë idetë që janë përkthyer në politika shtetërore”.
“Nuk kam asnjë qejf mbetje. Nuk kam lindur ministër. Ministri është qiraxhi në zyrën e shtetit. Kam qenë dhe jam politikan. Kam rreth 10 vite që jam në parlament dhe që nga 2011 jam anëtar i Kryesisë së PS. Drejtoj një qark të rëndësishëm me të cilën më lidh edhe e kaluara ime. Për mua nuk ka asnjë lloj qejf mbetje. Për mua është e rëndësishme që të luftoj për ca ide dhe ca pikëpamje. Jo në çdo rast idetë apo pikëpamjet që kam mbrojtur mund të kenë qenë idetë që janë përkthyer në politika shtetërore, por kjo është logjika e çdo qeverie. Kam qenë i respektuar nga kolegët dhe kryeministri në ushtrimin e detyrës që kam mbajtur. Nuk ka ftohje, por ridimensionim të marrëdhënieve. Kjo vjen nga fakti që unë nuk jam më pjesë e kabinetit qeveritar”, deklaronte Bushati disa muaj më parë.
Kriza Rama-Bushati shfaqet në Shkodër
Që kur u largua nga posti i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati i shtoi dozat e kritikave ndaj Qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama.
Në kuadër të takimit ‘Bashkia që duam’, deputeti Bushati shprehu pakënaqësi me projektin ‘Rilindja Urbane’, që, sipas tij, nuk ka sjellë përfitime për Shkodrën. Një projekt shumë i mbrojtur dhe i reklamuar nga Rama, por që për Bushatin nuk ka dhënë efekt. Efekt në ekonominë e qytetit, tha Bushati, nuk ka dhënë as ndërtimi i stadiumit ‘Loro Boriçi’.
Fjalimi i bujshëm: Mazhoranca s’mund të jetë arrogante
Në prill të këtij viti, ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u përfol gjatë pas fjalimit ‘therës’ në seancën plenare, duke i dërguar një mesazh edhe kryeministrit Edi Rama.
Duke e nisur me raportin e KQZ, Bushati tha se politika shqiptare është në një situatë të paprecedentë duke iu referuar dorëzimit të mandateve nga deputetët e dy partive parlamentare, e duke iu bashkuar opozitës në krahasimin me Venezuelën. Bushati nuk kurseu një kritikë për të vetët kur tha se maxhoranca nuk mund të jetë arrogante.
“Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë, nuk mund të na bëjë ne të harxhojmë orë të tëra duke u marrë me protestat e opozitës. Ne nuk mund të biem në kurthin e profecisë vetpërmbushëse. Ne jemi PSSH, ne jemi socialist, demokratë, progresist. Ne duam që të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, një shoqëri më të mirë, për fëmijët tanë por edhe për fëmijët e opozitës që mungon këtu në sallë”, deklaroi Bushati.
Rama pranon tensionin: Është nervoz
Kryeministri Edi Rama ka pranuar edhe më herët tensionin që ekziston në marrëdhënien e tij me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Rama theksoi se Bushati është nervoz, por gjithsesi vijon të jetë pjesë e skuadrës edhe pse ka dalë nga fusha për t’u ulur në stol.
“S’ka problem, është nervoz. Jemi pjesë e skuadrës. Po flas për lojtarë të rëndësishëm, që lëvizin nga fusha në stol. Ka momente irritimi”, theksoi Rama në një nga puntatat e emisionit ‘Real Story’.
Rama ndryshon drejtuesit në qarqe. Spostohet Bushati e Gjylameti, shpërblehet Spiropali
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38