Flash News

KRYESORE

Shkarkimi nga detyra i Bashkim Dedes, Politiko e paralajmëroi që në muajin prill

Shkarkimi nga detyra i Bashkim Dedes, Politiko e paralajmëroi që

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. KPA e argumentoi këtë vendim pasi Dedja nuk e justifikoi pasurinë dhe burimet e të ardhurave, e konkretisht dy apartamenteve, një në Tiranë dhe një në Golem.

Komisioneri i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë kreun e Kushtetueses por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin pas kërkesës së bërë nga OMN-ja.

Politiko.al raportoi që në muajin prill se Bashkim Dedja nuk do e kalonte vettingun. Lajmi i raportuar që në datën 12 prill i referohej burimeve pranë Komisionit të vlerësimit.

Në lajmin e publikuar rreth tetë muaj më parë, Politiko bënte të ditur se pengesa për kalimin e vettingut nga ana e Dedes ishte pasuria, dhe pikërisht kjo u konfirmua sot edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

 

Të fundit