Flash News

KRYESORE

Shkarkohen nga detyra 13 inspektorë dhe një drejtues dege

Shkarkohen nga detyra 13 inspektorë dhe një drejtues dege

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot shkarkimin nga detyra të 13 inspektorëve të 13 inspektore të kontributeve në drejtoritë rajonale dhe një kryetar dege.

Njoftimin, ministri, e bëri gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.

“Kemi vendosur objektiva te matshëm performance për çdo inspektor. Çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët. Zinxhiri i përgjegjësisë nga drejtorët rajonale deri tek inspektoret në terren. ISSh duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit”, është shprehur Ahmetaj.

Të fundit