Flash News

KRYESORE

Shkarkohet Arben Ahmetaj, Rama emëron ministrin e ri të Financave

Shkarkohet Arben Ahmetaj, Rama emëron ministrin e ri të Financave

Shkarkohet ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ndër ministrat që kanë mbi 5 vjet në kabinetin e qeverisë Rama, u rendit edhe Ahmetaj.

Rama e njoftoi shkarkimin e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dhe në vend të tij është emëruar Anila Denaj.

“Arben Ahmetaj ka një rol absolut në gjithçka, nëse sot shifrat janë të atilla që Shqipëria pati një sukses në tregjet e kapitaleve merita i takon ministrit. Në vend të tij vjen Anila Denaj, drejtuesja aktuale e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, po ashtu është eksperte si financiere, ndërkombëtare dhe kombëtar”, tha Rama, i cili shtoi se prezantimi i ministrave të rinj do të caktohet në një moment tjetër.

Të fundit