Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Shkarkohet drejtori i Hipotekës së Durrësit, Rama: Për të kam vetëm një përcaktim, halabak
Pas denoncimit të emisionit investigativ “Fiks Fare”, që një ditë më parë transmetoi me zë dhe figurë veprimet e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, i cili tejzgjaste procedurat e hipotekës së një qytetari prej më shumë se 6 vjetësh, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije vendimin e shkarkimit të tij. Rama u shpreh se ai nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse “halabak”.
“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, komunikoi Rama.
“Kam shkuar mbi 100 herë në hipotekë me ankesa me shkresa. Kam bërë rreth 20 ankesa te Zyra e Bashkëqeverisjes. Më kanë thënë që dorëzojini dokumentet në bashki. U kam thënë që të gjitha dokumentet i kam dorëzuar në këto institucione, rakordojeni. Ka bërë letërkëmbime hipoteka me prefekturën. Portali thotë se letërkëmbimi mes këtyre institucioneve nuk ka funksionuar dhe është marrë masë ndaj një punonjësi me largim nga puna. S’më intereson largimi i punonjësit, por vetëm zgjidhja e çështjes” thotë Alberti Doda, nga fshati Draç, që ka bërë denoncimin.