Flash News

KRYESORE

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtori i përgjithshëm i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako është liruar nga detyra mesditën e sotme.

Lirimi i tij është bërë me kërkesë të ministrit ë Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe më pas është firmosur nga kryeministri Edi Rama. Në vend të tij është komanduar Rebani Jaupi.

Ministri Xhafaj u shpreh se e falënderon Çakon për kontributin e dhënë deri tani dhe sipas tij realizimi i objektivave është edhe arsyeja e largimit të tij nga detyra.

Ardi Veliu dhe Eduart Merkaj janë dy kandidatët për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.  Largimi i Çakos ritet të sjellë ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

Të fundit