Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare

Shkarkohet nga detyra Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani  është shkarkuar sot nga detyra.

Lirimi i saj vjen pas mbledhjes të Këshillit të Ministrave.

Asllani qëndroi në detyrë për 5 vite. Ajo u emërua në gusht të vitit 2014 në vendin e Aurel Plasarit.

 

Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit