Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra  kreu i Policisë Shkencore, mister arseyeja

Shkarkohet nga detyra  kreu i Policisë Shkencore, mister arseyeja

Pas shkarkimeve të krerëve të Policisë së Shtetit në thuajse të gjitha qarqet e vendit, ndryshimet duket se nuk kanë përfunduar ende.

Mësohet se kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Laboratorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto.

Ky shkarkim vjen vetëm pak ditë, pasi kreu i Policisë së Shtetit zyrtarizoi ndryshimin e thuajse të gjithë drejtuesve të strukturave të policisë në vend, në qendër dhe në qarqe.

Në lidhje me ndryshimin e drejtuesit të Policisë Shkencore, nuk ka pasur njoftim nga ana e Policisë së Shtetit. Për rrjedhojë, edhe një motiv zyrtar për këtë shkarkim nuk dihet shkruan ‘Panorama’. Burime jozyrtare kanë thënë se ky ndryshim lidhet me “rokadën” që ka nisur javët e fundit në Policinë e Shtetit me ndryshimin e gjithë kupolës drejtuese. Ndërkohë, ndryshimi në fjalë vjen në kohën kur Policia Shkencore me kërkesë të prokurorisë ka marrë gjurmët e gishtave të disa politikanëve e deputetëve që po verifikohen në lidhje me ligjin e dekriminalizimit.

 

 

Të fundit