Shkarkohet nga detyra kryetarja e Gjykatës Administrative në Durrës, pak ditë më parë u zgjodh anëtare e KED

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Marjana Velçanin, kryetare e Gjykatës Administrative në Durrës.

Gjyqtarja nuk ka arritur të kalojë testin e rivlerësimit, duke bërë që KPK të vendosë shkarkimin e saj.

Velçani u zgjidh pak ditë më parë përmes shortit me gogla edhe si anëtare zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.