Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra prefekti i Elbasanit, emri i zëvendësuesit

Shkarkohet nga detyra prefekti i Elbasanit, emri i zëvendësuesit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është liruar nga detyra prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj. Mësohet se në vend të tij është emëruar Gledjan Llatja, i cili mbante postin e shefit të kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Emërimi i Llatjes në postin e prefektit flitet se lidhet me kandidimin e tij si përfaqësues i Partisë Socialiste për Bashkinë e Elbasanit.

Prezantimi i prefektit të ri është njoftuar se do të bëhet ditën e nesërme në qytetin e Elbasanit.

Të fundit