Flash News

KRYESORE

Shkarkohet nga detyra Rovena Gashi, shkak pasuria

Shkarkohet nga detyra Rovena Gashi, shkak pasuria

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e parë të vettingut duke e shkarkuar nga detyra prokuroren Rovena Gashi.

Sot trupi gjykues i KPA, vendosi edhe në prani të vëzhgueses ndërkombëtare, se zonja Rovena Gashi subjekt i rivlerësimit për shkak të funksionit të saj si prokurore të shkarkohet nga detyra.

Problemet me deklarimin e pasurisë kanë qenë shkak për vendimin e marrë nga KPA.

Në 25 korrik të vitit të kaluar, anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi,  e pezulluar nga detyra për shkak se ishte nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pranishme në seancën e asaj kohe.

ILDKPKI konstatonte se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungesë burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim të rremë te pasurisë.

Të fundit