Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shkarkohet nga puna asistentja e Trump, media amerikane: Zbuloi informacione private për presidentin gjatë darkës në Nju Xhersi
Asistentja e presidentit amerikan, Donald Trump Madeleine Westerhout ka dhënë dorëheqjen nga Shtëpia e Bardhë ditën e enjte. Westerhout mori pjesë pa rekomandimin e Presidentit amerikan në një darkë me reporterë në restorantin Grain and Cane në Berkeley Heights, New Jersey.
Disa burime i thanë medias amerikane CBS se asistentja zbuloi gjatë darkës detaje private në lidhje me familjen e presidentit. Po të njëjtat burime thanë se ajo u deh dhe foli rreth disa personazheve publike të lajmeve që kanë afrimitet me presidentin.
Madeleine Westerhout ishte asistente e Trump që ditën e parë të detyrës të tij. Nga Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur komente për largimin e saj.