Flash News

KRYESORE

Shkarkohet trajneri Sulejman Starova, emri i ri që përflitet për ta zëvendësuar

Shkarkohet trajneri Sulejman Starova, emri i ri që përflitet për

Sulejman Starova nuk është më trajneri i klubit futbollistik “Feronikeli”.

Burimet e DrenicaOnline brenda Kryesisë së Klubit kanë bërë të ditur se Starova është shkarkuar nga detyra për shkak të paraqitjeve jo të mira dhe sipas pritshmërive të ekipit.

Trajneri nga Shqipëria ka qenë i njohur kryesisht për barazime në ndeshje, ndërsa ky rezultat nuk ishte ai që pritej për “Feronikelët”, i cilësuar edhe si një nga pretendentët kryesorë për të fituar titullin e radhës.

Nga ana tjetër,  duket se zëvendësuesi i tij do të jetë Zekerija Ramadani ish-trajneri i Shkupit.

Pas kontratës që nënshkroi në mars të këtij viti, ekipi ka shënuar vetëm 2 fitore, 9 barazime dhe 1 humbje.

Të fundit