Flash News

KRYESORE

Shkarkohet zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë

Shkarkohet zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë

Pasi largoi nga detyra, Damian Gjiknurin, më datë 23 janar, kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko.

Ky vendim është bërë publik pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Rama ka vendosur të rikthejë në detyrën e zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ish-deputetin e Elbasanit, Ilir Bejtja.

Ky i fundit ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Damian Gjiknuri. Nuk dihen arsyet e shkarkimi të zëvendësministrit Enis Aliko.

Vendimi:

VENDIM  Nr. 38, datë 23.1.2019

PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës

dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Fletorja Zyrtare Viti 2019 – Numri 6

VENDOSI:

  1. Enis Aliko, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,

KRYEMINISTRI

Edi Rama

Të fundit