Flash News

KRYESORE

Shkarkohet zyrtari i Hipotekës, procedim penal se abuzoi me detyrën

Shkarkohet zyrtari i Hipotekës, procedim penal se abuzoi me detyrën

Shkarkohet nga detyra një punonjës i Hipotekës në Fier. Shkak për shkarkimin e tij me urdhër të ministrisë së Drejtësisë është bërë përfshirja e tij në çështje korruptive, duke shpërdoruar detyrën.

I shkarkuar nga detyra është Ervis Bregasi, me funksion specialist në Hipotekën e Fierit.

Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar inspektimin e dosjeve që ka ndjekur specialisti, ndërsa ndaj tij ka nisur kallëzim penal.

Të fundit