Flash News

KRYESORE

Shkarkoi 25 punonjës të Përmbarimit, reagon Piro Lutaj: Të plotësojnë performancën

Shkarkoi 25 punonjës të Përmbarimit, reagon Piro Lutaj: Të

Pas shkarkimit të 25 punonjësve me pretendimin se nuk plotësonin performancën, drejtori i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror Piro Lutaj ka reaguar për ‘News24’.

Lutaj u shpreh se qëllimi i institucionit që ai drejton është që të sigurohet besimi tek qytetarët dhe të ofrohet shërbim me standarde. Po ashtu u shpreh se punonjësit e Shërbimit Përmbarimor duhet të ofrojnë kapacitete dhe të plotësojnë performancën.

“Jemi te interesuar që në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, të ofrohen kapacitete që plotësojnë performancën dhe sigurojnë besimin e qytetareve. Kemi marre te gjitha masat qe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror te ofroje një tjetër standard Shërbimi për qytetaret, përmes ekzekutimit te titujve ekzekutive. Është një detyrim ligjor, por edhe një kërkesë e vazhdueshme nga qytetaret, e shprehur kjo edhe gjate turit te llogaridhënies ‘Puna për Shqipërinë qe duam’”, tha Lutaj.

Të fundit