Flash News

KRYESORE

Shkarkoi Hajdarmatajn, Marku emëron në krye të Krimeve të Rënda prokuroren që liroi djalin e Gramoz Ruçit

Shkarkoi Hajdarmatajn, Marku emëron në krye të Krimeve të

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku ka shkarkuar sot prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hadarmataj, i cili po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”.

Në vend të Hajdarmataj, Marku ka emëruar Donika Prelën, e cila prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit.

Po kush është Donika Prela:

Kryeprokurorja Arta Marku largoi Agron Gjanën, i cili ishte në krye të Prokurorisë së Durrësit duke emëruar në janar Donika Prelën e cila ishte prokurore pranë kësaj prokurorie.

Donika Prela rezulton e kallëzuar penalisht bashkë me një gjyqtare të këtij qyteti për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe “zhdukja ose humbja e shkresave nga fashikulli”.

Po ashtu, prokurorja e re e Krimeve të Rënda ka përfaqësuar akuzën në rastin e arrestimit dhe kontrollit të automjetit të shtetasit Ledion Ruçi, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 duke i kërkuar gjykatës lirimin e djalit të deputetit Gramoz Ruçi dhe shpalljen e paligjshme të kontrollit të automjetit ku udhëtonte i dyshuari. /Politiko.al/

Të fundit