Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shkarkoi nënkryetaren e bashkisë, PDIU reagon ndaj Erion Veliajt: Është shpejt të sillesh si kryeministri
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për të shkarkuar përfaqësuesit e kësaj partie në bashkinë e Tiranës. Duke e konsideruar shkarkimin e nënkryetares Kozeta Mesiti si hakmarrës dhe qesharak, sepse iu bashkua protestës së opozitës, PDIU shpreh keqardhjen për 12 mijë votat e saj që kanë shkuar në mbështetje të Veliajt.
Në fund të reagimit, PDIU paralajmëron Veliajn se është shpejt të sillet si kryeministri Edi Rama.
Morën pjesë në protestën e opozitës, Erion Veliaj shkarkon zyrtarët e lartë të bashkisë së Tiranës
Reagimi i plotë i PDIU-së:
Vendim hakmarrës e qesharak i Erion Velisë. E drejta për të protestuar në ditë pushimi, është e drejta e çdo qytetari që ka lindur para Lali Erit, që mendon që nënkryetaren e Bashkisë dhe një grusht të mbeturish të punësuar në bashki i ka peng…
Keqardhje për 12 mijë votat dhe 3 këshilltarët e PDIU-së që e kanë mbështetur deri më sot.
Bashkia është e qytetarëve dhe jo e partisë.
Erion Veliaj është shpejt të sillesh si Kryeministri...!