Flash News

KRYESORE

Shkarkoi prokurorin e dosjes “Tahiri”, Arta Marku tregon arsyen

Shkarkoi prokurorin e dosjes “Tahiri”, Arta Marku tregon arsyen

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shkarkoi Prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”. Në krye të këtij institucioni, Marku ka emëruar Donika Prelën.

Në një reagim për median Prokuroria e Përgjithshme tregon dhe arsyen e shkarkimit.

“Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë.

Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”, thuhet në njoftimin për median.

 

Të fundit