Flash News

KRYESORE

I shkarkuari nga detyra po menaxhon përmbytjet në Fier

Arben Çuko, mbante postin e drejtorit të Bordit të Kullimit në Fier por në datën 14 nëntor Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi e shkarkoi nga detyra. Në 48 orët e fundit, ku qarku I Fierit është përfshirë nga përmbytjet Çuko është në krye të detyrës.

Megjithëse është i shkarkuar, Arben Çuko ka shkuar tek zonat e përmbytura.

Faktin e largimit nga detyra të drejtorit e ka bërë publik ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu.

“Personi ne te djathte te fotos quhet Arben Çuko, drejtor i Bordit te Kullimit Fier. Me date 14 Nentor,ai ka marre nje shkrese nga ministri i Bujqesise me ane te se ciles i njoftohej largimi nga ky pozicion dhe i lihej nje muaj kohe te largohej. Arsyet jane teresisht politike pasi ai eshte perfaqesues i LSI. Por pavaresisht kesaj, ai per 24 oret e fundit, ka qene pa nderprerje ne krye te detyres. Dhe sot ka qene krah ministrit duke treguar nivel te larte pergjegjesie per detyren dhe njekohesisht qytetari. Njerez te tille nuk duhen hedhur poshte per arsye politike!”, shkruan Vojo Bregu në Facebook.

Të fundit