‘Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, akti banditesk i Edi Ramës’, Pollo: Si do të ndahen gjërat sot e nesër

Ish deputeti i PD-se Genc Pollo e quan kryeministrin Edi Rama si përgjegjës kryesor për shkatërrimin e Teatrit, akt të cilin e konsideron banditesk.

Në një reagim në Facebook, Pollo përgëzon aktivistët e politikanët që dolën pro mbrojtes së Teatrit.

“Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është akti banditesk i Edi Ramës, i gjithi i Edi Ramēs dhe vetëm i Edi Ramës. Po keshtu turpi e mallkimi.
Ata që mbrojtën Teatrin deri sot, aktivistë shoqërorë e poltikanë opozitarë bënë me nder e dinjitet detyrën qytetare. Për këtë meritojnë konsideratë e respekt.
Kështu do të ndahen gjerat sot e nesër!”, shkruan Pollo.