Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet banda e drogës, 8 shqiptarë në pranga

Shkatërrohet banda e drogës, 8 shqiptarë në pranga

Policia greke ka shkatërruar një grup trafikantësh droge duke arrestuar 15 persona, 8 prej të cilëve shqiptare. Mosha e të arrestuarve varion nga 16 në 32 teksa janë ndaluar edhe 3 prindër të të arrestuarve të mitur për moskujdesje.

Banda shpërndante drogë në lagjet e Athinës dhe zonën e gjerë të Atikes. Sasitë që transportonin ishin të vogla, dhe përdoreshin për shitje tek klientët. Nga operacioni u sekuestruan 1785 gr marijuanë, 26 gr kokainë, 35 telefona, 10.040 euro 3 peshore, 8 thika lufte,31 gr methamfetamine dhe një sasi e vogël lëndësh narkotike e pajisje për transportin e shitjen.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe 8 persona të tjerë të dyshuar se janë pjesë e këtij grupi.

 

 

 

 

 

Të fundit