Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shkatërrohet banda shqiptare, fuste tonelata me kokainë në Romë
Policia italiane shkatërroi një bandë shqiptarësh e cila merrej me trafikun kokainës nga Holanda drejt Italisë. Të ndaluarit sipas TGCOM furnizonin Romën me kokainë dhe mendohet se arrinin të fusnin në kryeqytet tonelata me drogë.
Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge dhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë finalizimit të operacionit “Shqiponja e zezë” u sekuestruan edhe 200 kg kokainë. dhe armë
Prokurorët po vazhdojnë hetimet ndërkohë që besojnë se janë të përfshitë persona të tjerë në këtë aktivitet të paligjshëm. Holanda me portin e Roterdamit është pika kryesore e hyrjes së kokainës nga Amerika Latine. Sipas INTERPOL-it, grupet shqiptare e kanë marrë vetë nën kontroll dorëzimin e drogës dhe shpërndarjen e saj në tregjet evropiane.