Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet grupi i ISIS, po përgatisnin një sulm terrorist

Shkatërrohet grupi i ISIS, po përgatisnin një sulm terrorist

Katër anëtarë të dyshuar të një grupi i lidhur me organizatën e Shtetit Islamik (ISIS) u arrestuan në Moskë nga shërbimet sekrete duke konfirmuar se ata po përgatisnin një sulm me objektiv mjetet e transportit publik në kryeqytetin rus.

”Arrestuar gjatë një operacioni të FSB (ish-KGB) katër anëtarë të një grupi terrorist në mesin e së cilëve kishte shtetas rusë dhe nga Azia Qendrore, po përgatisnin një sulm me eksploziv artizanal në transportet publike”, deklaroi FSB në një deklaratë.

“Gjatë një kontrolli në banesat e personave të arrestuar, forcat e rendit zbuluan një punishte për prodhimin e eksplozivit, eksploziv artizanal i gatshëm për përdorim, si dhe armë automatike, municione, granada”, shtoi ai.

Ata konfiskuan gjithashtu literaturë dhe regjistrime video me natyrë ekstremiste dhe terroriste”, sipas FSB.

Të fundit