Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet grupi shqiptar që drejtonte rrjetin e prostitucionit në Jug të Italisë

Shkatërrohet grupi shqiptar që drejtonte rrjetin e prostitucionit

Administrohej nga qytetarë shqiptarë një sipërmarrje tejet fitimprurëse prostitucioni aktive kryesisht në orët e mbrëmjes dhe të natës në disa zona të Kazertës, pranë Napolit.

Një gjë e tillë është zbuluar nga detajet e hetimit të Prokurorisë së Santa Maria Capua Vetere, çka solli sot ekzekutimin e urdhër-arresteve nga ana e karabinierëve për nëntë të pandehur, pesë prej të cilëve kanë marrë masën e ndalimit arrest me burg, ndërsa njëri me arrest shtëpie. Për dy të hetuar është vendosur urdhëri për të mos lëvizur nga vendi i banimit, ndërsa për një tjetër është vendosur ndalimi i banimit në provincën e Kazertës.

Hetimet nxorrën në dritë biznesin e gjerë të shfrytëzimit të prostitutave me kombësi të ndryshme, 15 prej të cilave janë identifikuar.  

Të fundit