Flash News

KRYESORE

Uragani “Maria” shkatërron lagjen e famshme të “Despacito”

Uragani “Maria” shkatërron lagjen e famshme të

“La Perla”, një lagje në San Juan të Porto Rikos u bë e njohur në të gjithë botën për shkak të këngës së Luis Fonsi që arriti klikime maksimale në rrjetin Youtube, sot është tërësisht e shkatërruar. 

Uragani “Maria” ka shkatërruar shtëpitë dhe plazhi është kthyer në një zonë mbeturinash. Kjo lagje, dikur e rrënuar nga trafiku i drogës dhe krimit, u bë një atraksion turistik pasi Fonsi dhe Yankee lëshuan videoklipin e tyre në janar. Që nga ajo kohë, kënga është parë më shumë se 3.8 miliardë herë në YouTube.

Mirëpo fatkeqësisht Uragani Maria la disa nga banorët e zonës pa strehë." Kam humbur shtëpinë time. Tani do të shohim nëse qeveria do të na ndihmojë. Uragani Maria ishte shkatërrues. Shtëpia ime e vogël është zhdukur”, i tha një banor gazetës së Porto Rikos' El Nuevo Dia'.

Të fundit