Flash News

KRYESORE

SHKB arreston 4 gardianët që masakruan të burgosurin në Peqin

SHKB arreston 4 gardianët që masakruan të burgosurin në

Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Burgjeve ka arrestuar ne oret e vona te se shtunes kater efektive te burgut te Peqinit, cilet kane qene ne turn mbremjen e 30 shtatorit. Arrestimi i gardianeve eshte bere dy dite pasi Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncoi masakrimin e nje te burgosuri nga gardianet e burgut, te cilet kishin shkuar per kontroll, por perfunduan duke rrahur te burgosurin me inicialet V.G.

Denoncimi i fort; erdhi nga Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili zbuloi skandalin dhe k;rkoi t; merren masa urgjente p;r dhunuesit:

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në bazë të një sinjalizimi se, në IEVP Peqin është ushtruar dhunë ndaj një të dënuari, në dt. 04.10.2017 kreu një verifikim nga ku rezultoi se, në dt. 30.09.2017, rreth orës 22.30, në Sektorin e Sigurisë së Lartë të IEVP Peqin, Grupi i gatshëm i Policisë së Burgjeve ka ushtruar kontroll për sende të ndaluara. Gjatë këtij kontrolli, uniformat e policisë së burgjeve janë futur në qelinë nr. 12, të këtij sektori, ku kanë pyetur të dënuarit e pranishëm nëse kishin sende të ndaluara. I dënuari V. G., është përgjigjur se nuk kishin sende të ndaluara. Pas kësaj përgjigjeje, i dënuari V.G pretendon se punonjësit e Grupit të gatshëm e kanë goditur atë me shkopinj gome në pjesë të ndryshme të trupit si në shpinë, bark dhe shputat e këmbëve.

Eksperti mjeko-ligjor në përbërje të grupit të KShH, pas ekzaminimit fizik të të dënuarit konstatoi katër ekimoza në shpinë dhe një në këmbën e djathtë sipër gjurit me gjatësi nga 5-15 cm, si dhe një hematomë në bark, majtas, me gjatësi rreth 10 cm, me ngjyrë mavi dhe të kuqërremtë të theksuar. Dëmtimet e mësipërme ishin lehtësisht të dukshme dhe të freskëta...

Të njëjtat rrethana të kësaj ngjarje u konfirmuan edhe nga i dënuari tjetër L. G., i pranishëm në të njëjtën qeli.

KShH i drejtohet gjithashtu edhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje që kjo ngjarje të ndiqet penalisht duke zbatuar legjislacionin në fuqi. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, KShH sugjeron që të merren masat përkatëse për respektimin rigoroz të ligjit dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla.”

Të fundit