Flash News

KRYESORE

Shkelen rregullat. Banorët paralajmërohen: Të shtunën pasoja të rënda

Shkelen rregullat. Banorët paralajmërohen: Të shtunën pasoja

Në shtëpinë e Big Brother ka shkuar një zarf i zi, në të cilin paralajmërohen masa ekstreme që do të merren nga “Vëllai i Madh” për një prej banorëve, i cili ka thyer rregullat bazë të këtij programi.

“Një prej banorëve të shtëpisë ka thyer rregullat bazë të këtij programi. Të shtunën, gjatë transmetimit live, do të ketë pasoja të rënda. Përgatituni!”, thuhet në komunikimin e “Big Brother”, të cilën për banorët e shtëpisë e lexon Danjeli.

Komunikim që për disa momente i lë në heshtje dhe të shokuar banorët, që fillojnë e të mendojnë se çfarë rregulli është shkelur dhe se ky vendim do të prekë edhe partnerin/partneren e banorit të banorit që ka shkelur rregullin.

Mbetet për t’u parë të shtunën mbrëma se kush është banori që ka thyer rregullat bazë dhe cili do të jetë masa që do të ndërmerret në shtëpi.

---

Zarfi i zi që është sjellë në shtëpinë e Big Brother që paralajmëron masa të rënda për një prej banorëve, i cili ka shkelur rregullat bazë të këtij edicioni, ka hapur mes banorëve një temë diskutimi se cili është rregulli i shkelur.

Lupçe dyshonte banorët kanë shkelur rregullin me mikrofonat, duke theksuar se u është thënë shpesh herë kujdes me mikrofonat.

Ndërkohë që Xheni mendon se gjithçka është për shkak të diskutimeve që ata kanë bërë për nominimet dhe se disa prej banorëve kanë treguar se kë kanë nominuar.

Kurse Fiorentina thotë se mund të jetë shkelje e rregullit mbulimi i kokës dhe se ato mund të perceptohen gabim.

---

Pas leximit të zarfit të zi në shtëpi, i cili paralajmëron masa të rënda për një nga banorët, kanë nisur aludimet dhe diskutimet mes banorëve, por veçanërisht në çift.

Diskutimet janë vetëm në një drejtim dhe mëritë mes banorëve janë harruar për disa çaste. “A ndjen që ke bërë gjë?”, pyet Fiorentina Lupçen. “Jo”, i përgjigjet ai. “As unë nuk kam bërë gjë. Atëherë nuk kemi pse të shqetësohemi”, thotë Fiorentina.

Armela diskuton me Damianon, ndërsa janë të shtrirë në krevat. “Mund të ketë thyer dikush rregullat, por se ka kuptuar”, i thotë Armela Damianos, i cili i kërkon të mos e vrasë mendjen. “S’kemi folur për gjë tjetër. Nuk kemi bërë gjë”, thotë ai.

“Mund të jetë kushdo”, thotë Danjeli. “Ku nuk të shkon mendja. Njëri nga ne ka thyer rregullat bazë”, thotë Fotinia.

---

Zarfi i zi është diskutuar gjatë nga banorët. Benardi ka qenë shumë i drejtpërdrejtë me të tjerët.

“Ishalla nuk është për mua, për të tjerët le të jetë dënimi më i rëndë”, thotë ai teksa është në oborr me Xhenin, Fiorentinën dhe banorët e tjerë.

Xheni i tërheq vëmendjen të mos flasë në këtë formë, ndërsa Fiorentina i jep të drejtë Benardi. “Çdo njeri për vete duhet të mendojë. Benardi ka të drejtë”, thotë ajo.

Të fundit