Flash News

KRYESORE

Shkelet pakti i 2013-s, 716 shqiptarë akoma pas hekurave në Britaninë e Madhe

Shkelet pakti i 2013-s, 716 shqiptarë akoma pas hekurave në

716- të  burgosur shqiptarë vazhdojnë të jenë pas hekurave, në burgjet e mbipopulluara të Anglisë, ku sipas paktit mes dy shteteve ata duhet të ishin kthyer në vendin e tyre.

Sipas “The Sun”, marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 duhej të shpëtonte taksapaguesit anglezë me së paku 2.5 milionë paund dhe fillimisht do të transferonte më shumë se 100 të burgosur shqiptarë, ndërkohë që media angleze raporton se vetën 23 veta janë kthyer.

Shumë prej të burgosurve e kanë kundërshtuar transferimin, duke i’u referuar të drejtave të njeriut, dhe pretendojnë të qëndrojnë në Angli pavarsisht se kanë mashtruar në azil duke u hequr si refugjatë kosovarë.

“The Sun” raporton se janë 716 të burgosur shqiptarë ku shumë prej tyre janë dënuar për vrasje, përdhunim, dhe shpërndarje droge, të cilët kanë marrë dënime afatgjata.

Ambasada Britanike në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale bën me dije se, “Gjykatësit, prokurorët dhe ekspertët britanikë dhe shqiptarë po kërkojnë mënyra të përmirësimit të Marrëveshjes për Transferimin e te burgosurve, mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë”.

Të fundit