Flash News

KRYESORE

“Shkeli etikën”, Balla: Do i kërkojmë Byrosë të përjashtojë Lulzim Bashën

“Shkeli etikën”, Balla: Do i kërkojmë Byrosë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka marrë nga vendi fjalën në Kuvend dhe ka deklaruar pas deklaratave të Lulzim Bashës se do t’i kërkojë Byrosë së Kuvendit që të marrë masa ndëshkuese ndaj kreut të PD.

Sipas Ballës, kryedemokrati përdori fjalë fyese dhe gjuhë të papranueshme në Kuvend, ndaj duhet të ndëshkohet.

“Disa përfaqësues të opozitës si Edmond Spaho dhe tani kreu i PD, Lulzim Basha përdorin në Kuvend gjuhë të papranueshme, me fyerje të papranueshme nga kodi i etikës. I mirëkuptoj që kauzat e tyre janë fashitur në betejat e tyre në mullinjtë e erës. Këta persona nuk mund të lihen jashtë vëmendjes. Grupi parlamentar i PS për Bashën do i kërkojë  Byrosë marrjen e masës ndëshkimore për gjuhë të papranueshme:, u shpreh Balla, deklaratë që është kontenstuar nga përfaqësuesit e opozitës.

Të fundit