Flash News

KRYESORE

Shkeli rëndë ligjin, Erion Veliaj kallëzohet natën në Polici

Shkeli rëndë ligjin, Erion Veliaj kallëzohet natën në

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është kallëzuar në Polici nga Task-Forca e ngritur nga zv/kryeministrja Ledina Mandija. Veliaj është kallëzuar për shkak se ka shpërndarë fletë-palosje nëpër shtëpi me lutjen për të votuar Partinë Socialiste me premtimin se buxheti i Bashkisë Tiranë do të përdoret për investime në favor të tyre

“…Rasti i tretë është ai i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, i cili në shkelje të heshtjes zgjedhore, sipas denoncimeve të shumë qytetarëve përmes fotove dhe dëshmive ka shpërndarë fletë-palosje nëpër shtëpi me lutjen për të votuar Partinë Socialiste me premtimin se buxheti i Bashkisë Tiranë do të përdoret për investime në favor të tyre. Ky rast është referuar në polici për verifikim dhe në vijim do të ndërmerren masa të tjera procedurale të tjera sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Mandijës.

Të fundit