Flash News

KRYESORE

‘Shkeli rregullat kundër përhapjes së Covid-19’, policia gjobit Lulzim Bashën

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Procedimi ka nisur me akuzën “për shkelje të rregullave kundër përhapjes së COVID-19”.

Kryedemokrati zhvilloi sot një takim me biznesmenët në Durrës. Ai u pa i ulur në ambientet e brendshme të një restoranti me rreth 10 persona të tjerë.

Kujtojmë se lokalet apo restorantet nuk lejohet të hapen para datës 18 maj.

Në njoftimin e policisë, thuhet se është vendosur gjobë 1 milionë lekë edhe për pronarin e lokalit ku u zhvillua takimi, shtetasin A.H.

Njëkohësisht bashkë me kryedemokratin, janë gjobitur dhe u është tërhequr leja e drejtimit pjesëmarrësve në këtë aktivitet: L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

Njoftimi i policisë

Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbyllura të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ.

Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H.

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

Fotot nga takimi me biznesin në Durrës

Të fundit