Flash News

KRYESORE

Shkeljet në miniera, Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ndëshkon subjektet

Shkeljet në miniera, Ministria e Energjitikës dhe Industrisë

Problemet në sektorin minerar në Shqipëri, mbeten tejet aktual dhe të rënda. Këtë korrik Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka refuzuar të paktën 11 subjekte që kërkonin heqje të masës administrative të marrë ndaj tyre.

Masat për të cilat u kërkua rishikimi i përkisnin viteve 2014 dhe 2015, por për asnjërën prej tyre, siç duket s’ka pasur argumente bindëse për të rishikuar vendimin paraprak.

“Monitor” shkruan se nga  fillimi i vitit deri në fund të korrikut të dhënat zyrtare të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë tregojnë se janë 156 vendime të dhëna ndaj ankimimeve ku dominon pjesa e mospranimit të ankesave por në një pjesë më të vogël ka edhe shfuqizime.

Sektori minerar është shoqëruar në vazhdimësi me problematika që lidheshin si me pagesën e garancive që shërben për pjesën e rehabilitimit të mjedisit ku kryhet aktiviteti ashtu edhe me mungesën e një plani investimesh.

Në rastet e konstatimit të shkeljeve që lidhen me mungesën e investimeve apo faktorët e sigurisë institucionet e përfshira si Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës apo Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave mund të marrin masa për gjendjen e konstatuar. Për rastet e revokimit të lejeve minerare, atributin e ka vetëm Ministri i Energjisë dhe Industrisë.

Referuar raportit vjetor 2016 nga ana e AKBN janë kryer në terren 54 verifikime, u shpallën për konkurrim dhe rezultuan me subjekt fitues 30 zona.

 

Të fundit