Flash News

KRYESORE

Shkëlqeu në Serie A, Marash Kumbulla pranë kalimit tek Inter

Shkëlqeu në Serie A, Marash Kumbulla pranë kalimit tek Inter

Qendërmbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, i cili aktualisht aktivizohet tek ekipi i Veronës, ka arritur të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha me performancën e tij në fushë.

Prej kohësh është folur rreh largimit të tij nga Verona, teksa Lazio dhe Inter vazhdojnë të jenë në garë për 20-vjeçarin.

Ndërkohë, mediat italiane shohin si favorit Interin, pasi zikaltërit kanë paraqitur në tavolinë një ofertë prej 30 milion eurosh, një shumë mjaft tunduese për ekipin e Veronës.

Veç kësaj, vet Kumbulla ka folur pak për të ardhmen nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku thekson se sezoni i sapo mbyllur "është një ëndërr".

“Nëse ndalem për një moment dhe mendoj për sezonin e sapo mbyllur më duket një ëndërr. Duke nisur nga 25 gushti, dita e debutimit në A, ditë që nuk do ta harroj kurrë, ashtu si 5 tetorit dhe gëzimin e golit tim të parë. Sfidat me bigët e kampionatit tonë, fitorja kundër ekipit kampion të Italisë. Kjo është meritë e një grupi fantastik që më bën të ndihem krenar”, shkruan Marash Kumbulla në Instagram.

Të fundit