Flash News

KRYESORE

Shkëlqimi dhe rënia e Olesia Dukës/ Nga jeta luksoze tek pendesa prapa hekurave

Shkëlqimi dhe rënia e Olesia Dukës/ Nga jeta luksoze tek pendesa

Larg jetës luksoze me VIP-at shqiptarë dhe aparateve fotografike, Olesia Duka u shfaq sot në mesditë në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me vendimin paraprak të trupit gjykues.

E heshtur dhe vigjilente, të vetmet fjalë që u dëgjuan në sallën e gjyqit nga e akuzuara për veprën penale të mashtrimit në vlerën 2 milion euro ishin: “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese”, tha Duka.

Më pas, fjalën e mori avokati i 38-vjeçares, i cili kërkoi liri me kusht për klientin e tij, dukë theksuar se Duka nuk prish hetimet. “Kërkojmë të hetohet në gjendje të lirë deri në fund të hetimeve. Ajo nuk largohet dhe nuk prish hetimin”, pala mbrojtese. Por pavarësisht kësaj, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest ne burg”.

Ndërkohë, prokurori i çështjes gjatë paraqitjes së akuzave publikoi edhe emrat e 11 biznesmenëve të mashtruar nga ish-bashkëshortja e kantautorit Bojken Lako, të cilët janë:

Idlir Hoxha (900 mijë euro), Edlira Shtini, Gerta Lumi, Adem Selmani, Myrteza Meshi, Ilir Doci, Rezart Shtini, Viktor Hoxha, Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar sot në gjyq që e ka ortake e mban me të marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam), Besnik Daci,

Genci Lule: (Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar).

Të fundit