Flash News

KRYESORE

Shkëlzen Berisha ironizon foton e Ramës, në krah të tij vë Bilalin

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka ironizuar foton ku ka dalë Edi Rama dhe bashkëshortja e tij me çiftin presidencial të Amerikës.

Me mbishkrimin “Bilali publikon foton e vërtetë me çiftin Trump” Shkëleni shpërndanë në facebook-un e tij foton e modifikuar.

Pak më herët, po nëpërmjet rrjetit social facebook, ai është shprehur se “Prania e Lindës në foton Rama-Trump, copëtoi zemrën dhe ëndrrën e Bilalit".

Bilal Shehu është shqiptari i cili bëri të mundur takimin e kryeministrit Edi Rama, në tetor të 2012, me Presidentin e Amerikës, asaj kohe, Barack Obama.

Gjykata në amerikane e shpalli Shehun fajtor për donacionin prej 80 mijë dollar të cilat i kishte marr nga një person jashtë SHBA-ve për të bërë të mundur takimin me Barack Obamën     

Të fundit