Flash News

KRYESORE

Shkëlzen Berisha përfshihet në debatin mes Belind Këlliçit dhe Ervin Salianjit

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, është përfshirë në debatin më të fundit që ka shpërthyer mes dy ish-kandidatëve për kreun e FRPD, Belind Këlliçi dhe Ervin Salianji.

Ishte fillimisht Salianji që akuzoi FRPD për mos angazhimin në opozitë që kur në krye ka ardhur Këlliçi, dhe më pas ky i fundit iu përgjigj me një shkrim të gjatë dhe të ashpër.

Reagimi i Këlliçit kundër deputetit të ri të PD, Salianji, ka gjetur mbështetjen e Shkëlzen Berishës. Ai e ka postuar deklaratën në profilin e tij në ‘Facebook’ duke mbajtur qartësisht anën e kreut të FRPD-së.

Të fundit