Flash News

KRYESORE

Shkëlzen Berisha përfshihet në debatin për ‘Skënderbeun’: Myslimanët e kanë të ndaluar të falen para statujave

Shkëlzen Berisha përfshihet në debatin për

Shkëlzen Berisha është përfshirë në debatin për vendosjen e ekraneve përballë statujës së Skënderbeut, gjatë fjales së namazit për Kurban Bajramin në Tiranë.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha shprehet myslimanët e kanë të ndaluar të falen para statujave, qofshin ato të Skënderebut apo Sulltanit, ndërsa kërkon që në festat e ardhshme KMSH të shmang sheshin qëndror dhe të vendoset në bulevardin e Tiranës për të kryer faljen.

Më tej, Berisha shtron pyetjen nëse reagimi do ishte i njëjtë nëse monumenti i Skënderbeut do të mbulohej për ndonjë koncert të madh.

Reagimi:

Jo ne emer te Skenderbeut

Myslimanet e kane te ndaluar te falen para statujave (pa dallim nese eshte e Gjergjit apo e sulltanit).Per te respektuar rregullat e besimit dhe mos u lene shteg interpretimeve, mbase here tjeter mund te evitojne sheshin dhe ti rikthehen bulevardit ose xhamise se madhe qe po ndertohet.Por kam nje pyetje per te gjithe ata qe kane reaguar. A do reagonin njelloj sikur fjala vjen statuja te mbulohej per te xhiruar nje film apo per te mbajtur nje koncert te madh? Nese do aplikonin te njejtin standard edhe per vellezerit e tyre nje dite ne vit, mbase gjithe ky debat do ishte pa vlere. Ne fund trashegimia e vertete e Skenderbeut eshte bashkimi, jo percarja dhe toleranca eshte kusht themelor per kete.

Të fundit