Flash News

KRYESORE

“Shkëmbej 150 mesazhe në ditë me Edin”; Çfarë po tenton të tregojë Veliaj?

“Shkëmbej 150 mesazhe në ditë me Edin”;

I ftuar në “Real Story” sonte, Erion Veliaj nga fillimi i emisionit nisi të flasë për Ramën dhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin.

“Jemi mish e thua,” tha ndër të tjera Veliaj, teksa foli për bashkëpunimin që ka ai si kryebashkiak dhe Rama si kryeministër.

Sa i përket bashkëpunimit mes tyre, Veliaj  u shpreh se shkëmben nga 100 deri në 150 mesazhe në ditë me kryeministrin Rama. Sipas tij, ky komunikim është gjithmonë në kuadër të përmirësimit të qytetit.

“ 10-150 mesazhe në ditë shkëmbej me Edin. Kur shohim diçka që mund të bënim më mirë apo më keq”, tha ndër të tjera Veliaj.

Po për kullat, për çmimin e lartë të ujit, taksat komunikon Veliaj me kryeministrin?

Lexo edhe: “Analistët janë xhelozë për Ramën”, Veliaj flet për bashkëpunimin me Ramën: Jemi mish e thua!

Lexo edhe: Show i radhës i Veliajt, shkon në studio me baltë

 

Të fundit