Flash News

KRYESORE

Shkëmbimi i territoreve për Kosovën/ Haradinaj: Ja çfarë më tha Ditmir Bushati

Shkëmbimi i territoreve për Kosovën/ Haradinaj: Ja

I ftuar në emisionin “Interaktiv” në KTV, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe për një rast mes tij dhe Ditmir Bushatit, kur ky i fundit ishte në krye të diplomacisë shqiptare, gjatë një samiti të organizuar në Durrës.

Haradinaj tha se në atë samit Bushati i kishte thënë se nuk mund të dalë e të kundërshtojë idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markovic, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thash Ditmir Bushatit, ‘i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën’, ai më tha që ‘unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varet se sa do të jem në Qeveri’”, ka thënë Haradinaj.

 

Të fundit