Flash News

KRYESORE

“Shkëmbimi i territoreve pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë?", Kurti: Kjo është çmenduri

“Shkëmbimi i territoreve pjesë e marrëveshjes finale me

“Shkëmbimi i territoreve me Serbinë është çmenduri”, kështu është shprehur Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti referuar kësaj ideje gjatë një tryeze bashkëbisedimi të organizuar nga Fondacioni Frierich Ebert.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, i pyetur se nëse çështja e shkëmbimit të territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, kreu i LVV-së tha se kjo është e papërgjegjshme.

“Sa i përket shkëmbimit me territore, nëse mendoni se mund të ketë kufij të ri, që mund t’i vizatosh në hartë, është e çmendur, nuk është e mundur. Është e rëndësishme të dihet se vetëm liderët autoritarë që kanë logjikë patriarkale mendojnë se janë baba i shtetit e se shteti është shtëpia e tyre, territori është i tyre e mund të i shkëmbejnë tokat. Është presidenti që punon si të jetë monark”, shtoi ai.

Për ish-kryeministrin kosovar problemi më i madh sesa korrupsioni në Kosovë janë ambiciet e Serbisë për territor.

Të fundit