Flash News

KRYESORE

Shkëmbimi: Juventusi i bën propozim konkret Barcelonës për mesfushorët

Shkëmbimi: Juventusi i bën propozim konkret Barcelonës për

Juventusi dhe Barcelona po mendojnë për një shkëmbim në merkaton e janarit. Një ide e hedhur nga drejtuesit e italianëve që duan të shkëmbejnë mes tyre Ivan Rakitic dhe Federico Bernardeschin. Të dy këta lojtarë kanë pozita të lëkundura në ekipet e tyre.

"Zonja e Vjetër" i ka propozuar ekipit spanjoll që të shkëmbejë Bernardeschin me kroatin. Sarri ka nevojë për një mesfushor me eksperiencë dhe nënkampioni i botës ja plotëson të gjitha pritshmëritë e tij. Nga krahu tjetër, e vështirë që Barcelona të pranojë një marrëveshje të tillë.

Klubi katalanas me shumë mundësi nuk do të pranojë një marrëveshje të tillë, pasi Bernardeschi vështirë se mund të fitojë minuta me konkurrencën që kanë spanjollët. Kampionët e Spanjës nuk duan të ndryshojnë diçka momentalisht.

Të fundit