Flash News

KRYESORE

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, ‘The Economist’: Do hapte “portën e ferrit” në Europë

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, ‘The Economist’:  Do

Prestigjiozja ‘The Economist’ i ka kushtuar një artikull idesë së Beogradit për të shkëmbyer territoret me Kosovën, si një zgjidhje afatgjatë e konfliktit shqiptaro-serb në Ballkan.

Sipas kësaj medie, shkëmbimi i territoreve do të hapte “portën e ferrit” jo vetëm në Ballkan, por edhe në vende të tjera të Europës.

Një shkëmbim i mundshëm Kosovë-Serbi, thotë ‘The Economist’, do sillte shpalljen e pavarësisë së Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë, përgjigjen me të njëjtën mënyrë të kroatëve që jetojnë në këtë shtet, ndërsa boshnjakët do të luftonin për të mbrojtur pozicionin e tyre në shtetin e shkatërruar.

Ndërkohë, shqiptarët në Mal të Zi dhe në Maqedoni do të kërkonin t’i bashkoheshin ‘Shqipërisë së Madhe’, lëvizje që mund të provokonte edhe shqiptarët në Greqinë e veriut, ndërsa kjo e fundit do i përgjigjej me lëvizje të grekëve që jetojnë në Shqipërinë e jugut.

‘The Economist’ ngjitet në veri të Ballkanit ku paralajmëron lëvizje të ngjashme të hungarezëve në Rumani, apo përpjekjet e kësaj të fundit për të bërë pjesë të sajën Republikën e Moldavisë.

Të fundit