Flash News

KRYESORE

Shkencëtarët gjejnë mikroplastikë në organizmin e mushkonjave

Shkencëtarët gjejnë mikroplastikë në organizmin e

Në studimin e fundit, shkencëtarët kanë gjetur grimca plastike në sistemin e tretjes së mushkonjave.

Hulumtuesit në Universitetin Reading duke studiuar larvat kanë gjetur se mikroplastika mund të hyjë në ekosistemin tonë përmes ajrit, pasi ajo transmetohet nga mushkonjat dhe insektet tjera.

Ekspertët besojnë se mikroplastika përbën një rrezik të madh për shëndetin e njeriut, pasi ajo hyn në zinxhirin ushqimor dhe ndot furnizimet e ujit.

Shkencëtarët nga Universiteti Reading studiuan copa të vogla plastike në sistemin e tretjes së larvave dhe  zbuluan se grimcat nuk humbasin gjatë zhvillimit të tyre, por shumë prej tyre gjenden në mushkonja të rritura.

Kjo do të thotë se një kafshë që ha një mushkonjë të tillë, gjithashtu do të fusë plastike në trupin e saj.

Edhe pse shkencëtarët studiuan mushkonja në laborator, ata besojnë se ky proces tashmë po ndodh në natyrë.

Megjithëse disa vende kanë ndaluar prodhimin e artikujve që përmbajnë plastikë, sipas të gjitha të dhënave dhe njohurive, shkencëtarët janë të bindur se plastika do të jetë e pranishme në jetën tonë për një kohë të gjatë.

Të fundit