Flash News

KRYESORE

Shkëndija shënon ndaj Rosenborgut, vendimtare ndeshja e kthimit

Shkëndija shënon ndaj Rosenborgut, vendimtare ndeshja e kthimit

Shkëndija e Tetovës, edhe pse shënoi një gol, nuk ka arritur të triumfojë ndaj Rosenborgut në ndeshjen e parë të fazës “Play Off”, përballje e cila u mbyll me rezultatin 3-1.

Skuadra norvegjeze ishte dukshëm më mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe tre golat për Rosenborgun i shënuan Jebali (11), Nicklas Bendtner (15) dhe Levi (45).

Shkëndija ishte afër shënimit të golit në minutën e 41-të ku goditi shtyllën, por pas këtij aksioni të tetovarëve, kundërshtarët shënuan edhe golin e tretë.

Por ekipi tetovar ka ende shpresë për të përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit, ku një fitore 2-0 në shtëpi do t’i hapte dyert për në fazën e grupeve të “Europa League”.

Të fundit